Përgatitja e veglës matëse

Pozicioni horizontal

Pozicioni vertikal
- Vendoseni veglën matëse mbi një sipërfaqe të sheshtë në pozicion horizontal ose vertikal, montojeni në tripod ose në aksesorët e montimit.
- Siguroni një pozicion të qëndrueshëm të veglës matëse për të shmangur ndërprerjet e funksionimit për shkak të rinivelimit. Ngaqë ka saktësi shumë të lartë nivelimi, vegla matës reagon shumë lehtë ndaj dridhjeve dhe ndryshimeve të pozicionit.
Pozicionimi i akseve X dhe Y është i shënuar sipër kokës së rrotullimit në trup. Duke përdorur dhëmbëzat e pozicionimit në trup, mund ta poziciononi veglën matëse sipas akseve.
Gjithashtu, në funksionimin horizontal mund ta poziciononi veglën matëse duke përdorur dhëmbëzat (5) në skajin e poshtëm të trupit.
Në funksionimin vertikal, mund ta bashkoni veglën matëse duke përdorur dhëmbëzat anësore (2).
- Fikeni veglën matëse kur e poziciononi duke përdorur shenjat sipër kokës rrotulluese ose dhëmbëzave anësore. Shikimi i rrezes së laserit mund t'ju dëmtojë sytë.