Udhëzime sigurie

Të gjitha udhëzimet duhet të lexohen dhe të ndiqen për të punuar në mënyrë të sigurt dhe pa rrezik. Nëse këto udhëzime nuk ndiqen, masat e integruara të mbrojtjes mund të dëmtohen. Asnjëherë mos i errësoni shenjat paralajmëruese. JU LUTEMI MBANI KËTO UDHËZIME NË NJË VEND TË SIGURT DHE TRANSMETOJINI ATO NËSE IA JEPNI DIKUJT TJETËR PRODUKTET.

Mos e drejtoni rrezen e lazerit drejt njerëzve ose kafshëve dhe mos shikoni në rrezen e drejtpërdrejtë ose të reflektuar të lazerit. Kjo mund të verbojë njerëzit, të shkaktojë aksidente ose të dëmtojë sytë.

  • Mos i modifikoni ose hapni bateritë e rikarikueshme ose bateritë. Ekziston rreziku i një qarku të shkurtër.
  • Nëse bateria është dëmtuar ose përdoret në mënyrë jo të duhur, mund të dalin avuj. Bateria mund të digjet ose të shpërthejë. Dilni në ajër të freskët dhe flisni me një mjek në rast se keni shqetësime. Avujt mund të irritojnë sistemin e frymëmarrjes.
  • Në rastin e përdorimit të gabuar ose kur bateria është e dëmtuar nga bateria mund të rrjedhë lëng i djegshëm. Shmangni kontaktin me të. Në rast kontakti aksidental, shpëlajeni me ujë. Nëse lëngu futet në sy, merrni gjithashtu edhe ndihmën e mjekut. Rrjedhja e lëngut të baterisë mund të shkaktojë acarim ose djegie të lëkurës.
  • Bateria mund të dëmtohet nga objekte të mprehta të tilla si gozhdë ose kaçavida ose nga forca të jashtme. Mund të ndodhë një qark i shkurtër i brendshëm dhe bateria mund të digjet, të nxjerë tym, të shpërthejë ose të mbinxehet.
  • Mbajeni baterinë e papërdorur larg kapëseve, monedhave, çelësave, gozhdëve, vidave ose objekteve të tjera të vogla metalike, të cilat mund të shkaktojnë urë të kontakteve. Një qark i shkurtër ndërmjet terminaleve të baterisë mund të shkaktojë djegie ose zjarr.
  • Përdorni baterinë Boschvetëm me produktet e prodhuesit. Vetëm kështu mund të mbroni baterinë nga mbingarkesat e rrezikshme.
  • Karikoni bateritë vetëm me karikues të rekomanduar nga prodhuesi. Një karikues i projektuar për një lloj baterie paraqet rrezik zjarri kur përdoret me bateri të tjera.

Mbroni bateritë nga nxehtësia, p.sh. nga rrezet e vazhdueshme të diellit, zjarri, papastërtia, uji dhe lagështia. Ekziston rreziku i shpërthimit dhe i qarkut të shkurtër.

Mos e sillni veglën matëse dhe aksesorët magnetikë pranë implanteve dhe pajisjeve të tjera mjekësore, të tilla si stimuluesit e ritmit ose pompat e insulinës. Magnetet e veglave matëse dhe aksesorëve krijojnë një fushë që mund të ndikojë në funksionin e implanteve dhe pajisjeve mjekësore.

Marka e fjalës Bluetooth® ashtu si dhe logo dalluese (logot) janë marka tregtare të regjistruara dhe pronë e Bluetooth SIG, Inc. Çdo përdorim i kësaj marke fjale/logo nga Robert Bosch Power Tools GmbH është nën licencë.