Përmbledhje

Pasi ndizet, vegla matëse kontrollon pozicionin horizontal ose vertikal dhe bën automatikisht kompensimin për pabarazitë brenda rrezes së nivelimit prej rreth ±15 % (±8,5°).

Gjatë nivelimit, laseri fiket dhe ekrani i këndit të animit (8) pulson në ngjyrë jeshile.

Pas nivelimit me sukses, rrezja e laserit ndizet dhe rrotullimi fillon. Tek ekrani i këndit të animit (8) ndizet në ngjyrë jeshile në pozicionin horizontal <0.0%>, në pozicionin vertikal <-->.

Nëse vegla matëse anohet më shumë se 15 % ose pozicionohet ndryshe në vend se në pozicion horizontal apo vertikal, nivelimi nuk është i mundur. Tek ekrani i këndit të animit (8) gjysmat e <100> pulsojnë me radhë në ngjyrë të kuqe.

  1. Poziciononi sërish veglën matëse dhe prisni që të përfundojë nivelimi.
Nëse vegla matëse nuk bën automatikisht nivelimin pas ndryshimit të pozicionit, shtypni shkurtimisht butonin për të rifilluar nivelimin.

Pasi vegla matëse të jetë niveluar, ajo kontrollon vazhdimisht pozicionin horizontal ose vertikal. Nëse pozicioni ndryshon, ajo rinivelohet automatikisht. Për të shmangur matjet e pasakta, laseri fiket gjatë nivelimit. Ekrani i këndit të animit (8) pulson në ngjyrë jeshile.