Modaliteti i pjerrësisë në pozicion horizontal
Në pozicion horizontal, aksi Y mund të ketë pjerrësi brenda një rrezeje prej ±15 %.
- Shtypni butonin
për të anuar planin e laserit drejt Y–. - Shtypni butonin
për të anuar planin e laserit drejt Y+.
Mbajtja shtypur e butonit ndryshon më shpejt vlerën në ekranin e këndit të animit (8).
Pak sekonda pasi shtypjes së fundit të butonit, pjerrësia e zgjedhur aplikohet në veglën matëse. Derisa të përfundojë rregullimi i pjerrësisë, ekrani i këndit të animit (8) pulson në ngjyrë të kuqe. Pasi të arrihet vlera e vendosur, ekrani i këndit të animit (8) qëndron ndezur në ngjyrë të kuqe.
Gjithashtu, për të rivendosur aksin Y në 0%, mund të shtypni shkurtimisht butonat
dhe
njëkohësisht.