Kllapa e murit

Mund ta fiksoni veglën matëse në mur duke përdorur kllapën e murit (35). Rekomandohet përdorimi i kllapës së murit, për shembull, për punët në lartësi më të mëdha se zgjatimi i tripodit ose mbi terren të paqëndrueshëm me tripod.

  1. Shtrëngoni kllapën e murit (35) në një mur duke përdorur 4 vidat përmes vrimave të montimit (34).
  2. Montoni kllapën e murit sa më horizontalisht të jetë e mundur dhe siguroni një fiksim të qëndrueshëm.
  3. Vidhosni vidën 5/8" (36) në pjesën e montimit vertikal të tripodit (18) në veglën matëse.
  4. Nëse është e nevojshme, lironi vidat (37) dhe lëvizeni veglën matëse të montuar te pozicioni që doni.
  5. Shtrëngoni përsëri vidat (37).